MENU
klinika

3 shtetet me rritjen më të madhe mes “Top 10

Nga po “dynden” më shumë turistët në Shqipëri?

12.08.2023 - 11:33

Lulëzimi i turizmit shqiptar këtë vit ka bërë bujë të madhe, sidomos përtej kufinjve tanë, dhe veçanërsiht në Itali, ku thuajse përditë, mediat më prestigjioze të vendit i kushtojnë reshta të tëra turizmit në Shqipëri, fluksit të italianëve që e vizitojnë vendin dhe diferencës në çmime mes dy vendeve. Por çfarë thonë realisht shifrat për italianët dhe vendet e tjera të origjinës së turistëve në Shqipëri? `Scan Intel` ka analizuar shifrat publike nga Instituti i Statistikave, që i referohen gjysmës së parë të vitit, pra periudhës Janar-Qershor, çka do të thotë se mungon periudha kulminante e sezonit turistik, pra Korrik-Gusht, por se gjithsesi sinjalizojnë tendencën.

Pjesë e analizës janë 10 vendet kryesore të origjinës së turistëve në Shqipëri gjatë kësaj periudhe kohore, të cilat sipas renditjes nga vendi me më shumë turistë te ai me më pak ndër të dhjeta janë: Kosova, Italia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia, Gjermania, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Polonia.

Ndër këto 10-të vende, rritjen më të lartë e regjistrojnë hyrjet e shtetasve nga Turqia, me plot 121%. Në 6 muajt e parë të vitit, shtetasit nga Turqia që kanë vizituar Shqipërinë numërohen në rreth 81 mijë, nga vetëm rreth 37 mijë që ishin gjatë së njëjtës periudhë kohore të vitit 2022. Më pas, në terma rritje ndjek Gjermania, me 57%. Këta të fundit janë ngjitur pranë 115 mijë, nga rreth 73 mijë që ishin në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Në vend të tretë ndërkohë gjejmë italianët, në rritje me 56.7% këtë vit, krahasuar me një vit më parë, duke u ngjitur pranë 310 mijë shtetasve, nga 198 mijë që ishin në 2022-shin. Për këto 3 shtete të origjinës së turistëve në Shqipëri, rritja është e konsiderueshme, dhe duhet theksuar se mungojnë të dhënat zyrtare nga kulmi i sezonit, pra Korriku dhe Gushti.

Renditja në terma rritje vjetore vijon me Poloninë, me 50% më shumë turistë këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, Kosovën me 43% më shumë, Malin e Zi me 37% më shumë, Greqinë me 29%, Mbretërinë e Bashkuar me 26%, Shtetet e Bashkuara me 25% dhe në fund fare Maqedoninë e Veriut, me vetëm 0.6% rritje krahasuar me një vit më parë.

Një pjesë e hyrjeve, sidomos nga vende si Greqia janë në fakt shtetas shqiptarë, por si pasojë e moslejimit të dyshtetësisë në vendin fqinj, rezultojnë si shtetas grek. Por kjo logjikë nuk funksionon për vende si Italia.

Nëse zbresim më poshtë në renditje, pra poshtë `Top 10`-shes, bie në sy rritjeae madhe e shtetasve nga Spanja dhe nga Ukraina, me mbi 100%, si dhe rënia e turistëve nga Serbia, me plot 9.5% këtë vit. Këta të fundit kanë qenë në rritje të ndjeshme nga viti në vit, por me shumë gjasa, tensionet Kosovë-Serbi të muajve të fundit kanë ndikuar edhe në këto shifra.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria