Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka marrë kritika të forta pasi ngatërroi origjinën e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Gjatë episodit të fundit të “The Voice Australia”, një konkurrent, Marley Sola doli në skenë dhe këndoi “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder.
Gjyqtarët, përfshirë yllin e muzikës, e pëlqyen performancën e tij. Kur u pyet për formimin e tij muzikor, ai shpjegoi se u rrit duke kënduar në një kishë në Samoa.
Jason Derulo më pas i ka treguar disa tatuazhe nga Samoa, ndërsa ka treguar se truproja e tij është nga atje. Edhe Rita Ora komentoi duke u shprehur: “Edhe unë jam e martuar me një burrë që është gjysmë samoan”.
Menjëherë pas këtij komenti të Ritës kanë nisur reagimet në platformën X, ku përdoruesit i riukujtuan dhe një herë Orës se Taika Waititi nuk është samoane, por maori.
Madje, nuk janë të pakta herët që regjisori i njohur ka folur hapur për vendasit, duke iu referuar kinemasë dhe përfshirjes së tyre në të.
Shumë përdorues të platormës X kanë ironizuar këngëtaren dhe e pyesnin nëse dinte shumë gjëra për burrin me të cilin u martua.