MENU
klinika

Lënia në burg e Belerit

Ngjela i kënaqur: Fitore e madhe kundër anti-shqiptarisë

21.08.2023 - 17:17

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka përshëndetur vendimin e sotëm nga SPAK, për të lënë në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri, i cili akuzohet për shit-blerje të votës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ngjela thotë se lënia në burg e Belerit nga Gjykata e Posaçme ishte një fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë. Avokati thotë se ky vendim ishte dhe një sukses i çështjes kombëtare shqipare, pasi sipas Ngjelës, anti-shqiptarizmi kërkonte të merrte bashkinë e Himarës me agjentë të blerë.

Ai shprehet se qëndrimi i SPAK tregoi se është mburojë shqiptare kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ligësisë së fqinjëve tanë, që kanë grabitur territoret e Shqipërisë.

Reagimi i Spartak Ngjelës

Fitore e madhe për Shqipërinë.

Sot GJykata e Posaçme në Tiranë, e la në burg Fredi Belerin. Fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë. Por, ky është edhe një sukses i çështjes kombëtare shqiptare, sepse anti-shqlëiptarizmi kërkonte që me agjentë të blerë të merrte bashkinë e Himarës.

Ata çirren me ligësi antishqiptare, kurse shqiptarët qeshin me naivitetin e tyre mesjetar. Ata kanë 200 vjet që duan ta bëjnë këtë, por tani Shqipëria u tha: rrini në punën tuaj se këtu vendi ka zot. Keni bërë krime kundër shqiptarëve, por tani ka ardhur koha e Shqipërisë.

Dje Çamëria festoi në mënyrë madhështore festën e saj. Optimizëm, pas 78 vjetësh të dëbimit të tyre nga trojet etnike mijëravjeçare. Por, po vjen një kohë tjetër. Çamëria është Shqipëri.

Ta dinë mirë ata injorantë mesjetarë në Athinë që qajnë për një injorant, spiun dhe i dënuar për një krim nga Gjykata e Posaçme në Tiranë. Një farë Beleri, Beleri ky që manipuloi votat që Greqia të merrte qëndrën e Labërisë – Himarën.

Kurrë nuk do të mund ta marrë. Dhe po bëhen qesharakë me tendencën e tyre të një gënjeshtre historike. Dhe mos harroni që Beleri ishte kandidat i koalicionit Berisha-Meta, për Himarën. Ja ky është Sali Berisha.

Por, SPAK është ndërtuar ndërkombëtarisht për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni dhe antishqiptarët që i kanë marrë frymën deri tani. Qëndrimi i sotëm i SPAK dhe klithmat e Saliut kundër tij, treguan se SPAK është mburojë shqiptare kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ligësisë të fqinjëve tanë që kanë grabitur territoret e Shqipërisë.

Na ngrohu të gjithëve SPAK-u sot, por duhet të lëvizë edhe më shpejt. Por tani shqiptarët janë dy shtete në Gadishullin Ilirik, dhe drejt autonomisë të 1.2 milionë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Asgjë nuk i bëjnë më dot Shqipërisë veglat e Beogeadit dhe Athinës në Shqipëri. Asgjë.

Dhe koha ecën edhe drejt fitoreve të reja të Shqipërisë dhe shqiptarizmit.

Kjo është e sigurt…

Marrë nga © facebook.com/SpartakNgjelaZyrtare

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.

Ai u ndalua dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.