MENU
klinika

"U politizua"

Ndërrimi i emrit të rrugës ‘Adem Demaçi’, Kovaçevski pro

15.08.2023 - 12:10

Një ditë më parë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska dorëzoi në Këshillin e Qytetit nismën për ta ndërruar emrin e rrugës “Adem Demaçi” duke kërkuar kthimin e emrit të vjetër “Brigada e Dytë Maqedonase”. Kryetarja e Shkupit më herët apeloi që kjo nismë të mos politizohet dhe të mos keqpërdoret për rritjen e tensioneve ndëretnike.

Nisma për kthimin e emrit të rrugës ka marrë pëlqimin e Dimitar Kovaçevski, i cili më parë në rolin e zënendësministrit të Financave në vitin 2021 kishte votuar pro vendimit për riemërimin e rrugës “Adem Demaçi”.

Vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut

Të premten e kaluar kryeministri Albin Kurti mori pjesë në përurimin e kësaj rruge në Çair. Ai tha së emërtimi i një rruge me emrin e Adem Demaçit në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut ka një rëndësi të veçantë. Por, pjesëmarrja e Kurtit në këtë përurim pati reagime të shumta.