MENU
klinika

Operacioni ‘Metamorfoza’

Astmer Bilali kërkon lirinë në Apelin e Gjykatës së Posaçme

08.08.2023 - 12:05

Një nga 6 të arrestuarit e operacionit Metamorfoza, Astmer Bilali kërkon lirinë në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se nëpërmjet avokatit të tij, ai ka apeluar masën e arrestit në burg caktuar nga shkalla e parë, duke kërkuar masë më të butë sigurie.

Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit u arrestuan policë, biznesmenë dhe prokurori i Kukësit. Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.

Ndërkohë kujtojmë se për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.

Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Nga operacioni Metamorfoza u prangos edhe ish drejtori i operacionales Oltian Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori Xhevahir Lika.