MENU
klinika

Takimi me Belerin

Paralajmërimi i fortë i deputetit grek: Do të ketë pasoja

11.08.2023 - 14:09

Deputeti grek i Partisë Demorkacia e Re, Angelos Syrigos vizitoi ditën e sotme në ambientet e paraburgimit kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit mes tyre, Syrigos tha se mbajtja e Belerit në qeli dhe mos lejimi për t’u betuar si kryebashkiak janë në shkelje të ligjit. Sipas tij nuk është e drejtë të mos betohet pasi shkel të drejtat civile.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se për Shqipërinë do të ketë pasoja nëse nuk zbaton prezumimin e pafajësisë për kryebashkiakun e Himarës.

“Kjo do të shkaktonte dëmtim të dy vendeve tona. E para është shteti ligjor dhe presupozimi i pafajësisë për një kryetar që është zgjedhur kryetar bashkie dhe të drejtat civile. Nuk është e kuptueshme për ne se një person që është zgjedhur kryebashkak nuk mund të shkojë të bëjë betimin në zyrën e tij. Kjo gjë mund të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Nëse ky është rasti atëherë ligji do të kishte thënë; që një person që ka kryer shkelje, nuk duhet të bëjë betimin, por ligji nuk e thotë këtë. Hapi tjetër do të ndodh fatkeqësisht në BE. BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës dhe pakicës civile”, tha deputeti grek.