Nesër në orën 20:00 do të luhet ndeshja miqësore Partizani-Roma. Në stadiumin “Air Albania” pritet që të ketë një numër të lartë tifozësh dhe ditën e sotme u raportua nga “Panorama Sport” se janë shitur 17 mijë bileta.
Ndërkohë, gazeta ka mësuar se kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtarë shqiptarë. Kryesori i ndeshjes do të jetë Juxhin Xhaja të cilit në vitet e fundit i janë besuar shpesh herë ndeshje të rëndësishme në Shqipëri, por edhe jashtë pasi ka stemën e FIFA-s.
Asistentët e Xhajës do të jenë Nertil Bregasi dhe Rejdi Avdo ndërkohë që gjyqtar i katërt për këtë sfidë do të jetë Orlando Kuka. Të gjithë arbitrat janë nga kolegjiumi i Tiranës.
ARBITRAT:
KRYESOR: Juxhin Xhaja
ASISTENT 1: Nertil Bregasi
ASISTENT 2: Rejdi Avdo
I KATËRT: Orlando Kuka