15.08.2023 - 11:44
detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçarit Dritan Manjanit në Bulqizë, i cili sipas hetimeve paraprake rezulton se është vrarë me kaçavidë.
Ngjarja ka ndodhur pak orë para mesnatës në fshatin Shupenzë. Autori i krimit, Dorjan Mema dhe viktima kanë qenë në të njejtin lokal deri në orët e vona të darkës dhe pasi kanë dalë janë zënë në hyrje të fshatit Shupenzë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja lidhet me konflikte të vjetra mes dy personave, por nuk dihet ende motivi që e çoi 30-vjeçarin Dorjan Mema të vriste me kaçavidë Manjanin. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
U vra teksa mbronte kushëririn