Ferdinand Samarxhi, ‘Nderi i Kombit’, i ftuar në rubrikën “Opinion’ në News24, foli për pelegrinazhin në Malin e Tomorrit.
Samarxhi u shpreh se shenjtëria e vendit ka tërhequr pafund njerëz, teksa shtoi se tempulli është më i lashtë se gjuha.
Gjithashtu gjatë bisedës në studio Samarxhi tha se kryegjyshata këtë vit ka marrë të gjitha masat, dhe se problematikat që janë hasur vitet e mëparshme në lidhje me ujin këtë vit nuk do të ekzistojnë.
“Mijëra besimtarë morën pjesë në pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Besimtarët u lutën për paqe dhe dashuri. Vetë Herodoti që ka vizituar tempullin, thotë se tempulli është më i lashti mbi dhe. Tempulli ka marrë përmasat e një qyteze antike. Shenjtëria e vendit ka tërhequr pafund njerëz. Është diçka mistike dhe shumë e shenjtë. Kushdo që gjendjet kupton se është në vend të shenjtë të botës. Më parë rruga ka qenë e pamundur për shkak të rrugës. Këtë vit është shtruar rruga dhe u hap një tjetër 7 km. Sakaq u siguria ujë i bollshëm për të gjithë pelegrinët”, u shpreh Samarxhi.