MENU
klinika

Kërkojnë të zhdukurit

Përmbytje në Gjeorgji e Slloveni/ Humbin jetën 14 persona, ekipet e shpëtimit

05.08.2023 - 17:27

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Gjeorgji si pasojë e rrëshqitjes se dherave në qytetin turistik, Shovi.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur rrugët e qytetit si dhe kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Slloveni. Deri më tani kanë humbur jetën 3 persona.

Moti i keq ka pushtuar vendin, duke detyruar evakuimet, mbylljen e rrugëve kryesore dhe linjave hekurudhore.

Në gjendje alarmi në Slloveni është kryeqyteti i vendit, ku situata ka detyruar banorët të izolohen.