39-vjeçari Kastriot Ramadani, është personi i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Lajmin e trishtë për vdekjen e një të plagosurve nga ngjarja e ndodhur në një nga lokalet e Prishtines, e konfirmoi për medat e kosovës më herët doktori Shaqir Uka. Ai tha se 39-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe që prej mbrëmjes së djeshme ndodhej nën kujdesin intesiv.
“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës, në një lokal në Prishtinë u regjistruan të shtëna me armë zjarri. Si pasojë mbetën të plagusr 21 persona, 4 prej tyre nga arma e zjarrit, ndërsa pjesa tjetër si pasojë thyerjes së gotave së qelqit.