MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përveç alkoolit, çfarë tjetër e dëmton mëlçinë?

03.08.2023 - 09:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përveç alkoolit, çfarë tjetër e dëmton mëlçinë?

Mjeku: Ushqimet Me Yndyrë, Sheqerna Dhe Proteina Shtazore
Të treja këto, janë kontribueset kryesore në dhjamosjen e mëlçisë. Kjo ndodh kur 5 deri në 10 përqind e peshës së këtij organi përbëhet nga depozitat dhjamore. Ky problem nuk shoqërohet me simptoma por vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë dhe diabetikët. Njerëzit që konsumojnë shumë proteina shtazore janë më të rrezikuar nga dhjamosja e mëlçisë. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet me yndyrna të ngopura siç janë patatinat.

Kripa
Ekspertët thonë se njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 2,000-2,400 miligramë kripë në ditë. Por në kohët e sotme, kripa zë vend edhe në produktet më të paimagjinueshme, sa njeriu pa ose me dijeni konsumon deri më 10,000 miligramë kripë në ditë. Kripa e tepërt mund të shkaktojë akumulim të lëngje dhe inflamacion në stomak, të cilat e stërmundojnë mëlçinë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN