MENU
klinika

Video

Po jepte intervistë, senatori amerikan ngrin për disa sekonda

31.08.2023 - 10:03

Udhëheqësi republikan në Senatin e SHBA , Mitch McConnell, përjetoi një tjetër problem shëndetësor, ku në një deklaratë për media u duk si i ngrirë për më shumë se 30 sekonda.

MCConnell 81 vjeç po fliste me gazetarët në shtetin e tij të lindjes, Kentaki, ku pas një pyetje ngriu për disa sekonda, duke shqetësuar jo vetëm gazetarët por edhe stafin e tij, të cilët i shkuan menjëherë pranë.

I pyetur për mendimet e tij rreth kandidimit për rizgjedhje në vitin 2026, McConnell qeshi dhe tha: “Oh, kjo është një…”, më pas u duk se ngriu.

Menjëherë iu afrua një ndihmëse dhe e pyti: “A e dëgjuat pyetjen, senator? Do të kandidoni për rizgjedhje në 2026?”

McConnell nuk u përgjigj. Ndihmësi tha: “Në rregull, më vjen keq të gjithëve, do të na duhet një minutë.”

Kjo është hera e dytë që senatori shfaqet në një gjendje të tillë, edhe një muaj më parë teksa po fliste në një intervistë ai ngriu për disa minuta dhe më pas u largua duke mos vazhduar fjalën e tij.