MENU
klinika

Sezoni i ri

Po përfliten Kiara dhe Efi, por në “Përputhen” do të jetë Ronaldo

30.08.2023 - 11:19

As Efi dhe as Kiara, por Ronaldo Sharka do jetë pjesë e emisionit “Përputhen”.

Pasi e pamë në “E diell” me rubrikën “Mos i bjer me top” pas daljes nga “Big Brother Vip Albania” tani ai do jetë pjesë e “Përputhen”. Ai nuk ka zbuluar se çfarë pozicioni do ketë konkretisht, por ka zbuluar se Olsa Muhameti i ka propozuar të jetë pjesë e stafit dhe do të merret me gjërat e rëndësishme.

‘Do më shihni si pjesë e stafit të Përputhen, për gjëra të rëndësishme. Kjo është zyra e Oltës se tha hajde puno me ne. Kështu janë punët sot i merr punën, nesër zyrën’- thotë ndër të tjera Ronaldo.

Ai bën të ditur se kjo nuk është e vetmja surpizë, pasi në sezonin e ri televiziv, do ketë edhe angazhime të tjera.

Mbetet të presim shtatorin për t’i mësuar se për cilat projekte bëhet fjalë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I kam të freskëta imazhet e vdekjes së babait”

E shpallën të vdekur, Ronaldo Sharka shpërthen i revoltuar

“S’kam qenë kurrë në vend të dytë”

Gazetari Ronaldo Sharka braktis “Ora News”, ç’ndodhi?