18.08.2023 - 09:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 45-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një punonjës i ish-kombinatit metalurgjik ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku teksa punëtori me origjinë nga India, shtetasi me ininciale O.P, është dëmtuar në turp nga një pajisje gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, teksa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.