MENU
klinika

Si do të realizohet largimi i kryetarëve në veri

“Premtimi” ndaj BE e SHBA, Kosova nis nga puna

03.08.2023 - 13:14

Pas “premtimit” që iu bëri ndërkombëtarëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Së fundmi, lidhur me këtë qëllim, është zhvilluar edhe një takim midis Shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Pietro Barbano, Komandantit të KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Në një postim në profilin e tij në Twitter, Barbano ka shkruar se ditët në vijim presin sërish takime për të kryer vlerësime të përbashkëta. Nga ana tjetër,  KFOR-i njoftoi se në takim u diskutuan gjerësisht masat e deeskalimit “që do të zbatohen në afat të shkurtër nga institucionet në Kosovë”. Sipas KFOR, takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv dhe “do të pasohet nga takime të mëtejshme periodike si në nivel teknik dhe ekzekutiv”. Ndërsa, Policia e Kosovës pohoi se “çështjet të cilat u diskutuan kishin të bëjnë me situatën e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit. Në takim u vlerësua me interes të përbashkët bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive përkatëse, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si qëllim i përbashkët”. Sipas marrëveshjes së Bratisllavës ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian për deeskalimin në Veri palët janë marrë vesh që tërheqja e policisë nga ndërtesat e katër komunave në Veri dhe përreth tyre do të bëhet me një vlerësim të përbashkët. Sakaq, deri më tani, vetëm 25 përqind e tyre janë tërhequr.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin