MENU
klinika

Analiza

Prigozhin e dinte se çfarë e priste…

27.08.2023 - 09:27

Një intervistë e vjetër në të cilën shefi mercenar rus Yevgeny Prigozhin tha se më mirë do të vritej sesa të gënjejë vendin e tij dhe ku foli për një avion që shpërbëhej në qiell, shkaktoi një vërshim teorish në rrjet për vdekjen e tij.
Autoriteti i aviacionit të Rusisë tha se shefi i grupit Ëagner ishte në një avion privat që u rrëzua në veriperëndim të Moskës pa të mbijetuar të mërkurën, saktësisht dy muaj pasi ai udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër shefave të ushtrisë. Kremlini hodhi poshtë pretendimet e Perëndimit seai ishte vrarë me urdhër të tij.

ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

Në intervistën e botuar më 29 prill me blogerin ushtarak rus Semyon Pegov, Prigozhin tha se Rusia ishte në prag të katastrofës, sepse struktura e mbrojtjes po dëbonte gradualisht reklamuesit e së vërtetës, të cilët refuzuan t’i shkonin pas propagandës së Putini.

“Sot kemi arritur pikën e vlimit. Pse po flas kaq sinqerisht? Sepse nuk kam të drejtë, para atyre njerëzve që do të jetojnë në këtë vend. Tani po i gënjejnë. Më mirë më vrit mua”, tha ai në videon e publikuar në Gray Zone, kanali Telegram i Ëagner.

Ai shtoi: Por nuk do të gënjej, duhet të them sinqerisht se Rusia është në prag të katastrofës. Dhe nëse këto dhëmbëza nuk rregullohen sot, atëherë avioni do të shpërbëhet në ajër.”

Pas këtyre pamjeve është shkaktuar një lëmsh në rrjet. Shumë prej komentuesve pretendojnë se Prigozhin e dinte për eliminimin e tij.

Disa prej tyre shprehen se Prigozhin eshtë ende gjallë.

Të tjerë mendojnë se rrëzimi ishte vepër e presidentit Vladimir Putin, duke shtuar, “Duhet të jesh një amebë për të mos e kuptuar këtë”, shprehen ato.

Disa fajësuan Francën, të tjerë Ukrainën. Një postim thoshte se Ukraina kishte vrarë Prigozhin me urdhër të shërbimeve speciale amerikane “dhe anglo-saksonëve”./ Reuters