MENU
klinika

“Putin është vrasës”

Protesta në Malin e Zi për lirimin e liderit opozitar rus

20.08.2023 - 17:58

Një protestë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është mbajtur të dielën në qendër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë, me sloganin “Putini është vrarës”. Dhjetëra persona u mblodhën në sheshin qendror të Podgoricës duke mbajtur në dorë banorë që kërkonin lirimin e Alexei Navalny, liderit të burgosur opozitar rus.

Protesta e 20 gushtit ishte pjesë e një fushate të organizuar nga ekipi i Navalny në gjithë botën me sloganin “Putini është vrasës”.

Këto protesta po mbahen për ta shënuar trevjetorin e tentim vrasjes të Navalny, për çka ai ishte evakuuar nga Rusia në Gjermani për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor të epokës sovjetike.

Më 17 gusht, SHBA-ja i sanksionoi katër rusë për të cilët thotë se ishin të përfshirë në helmimin e Navalny, dhe të cilët janë të lidhur me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë. Kremlini e ka mohuar përfshirjen në helmimin e Navalny, i cili u arrestuar pasi u kthye në Moskë nga Gjermania në janar 2021.

“Putini po vret. Ai po i vret mijëra njerëz – ukrainasit dhe qytetarët e vet”, thuhej në njoftimin e ekipit të Navalny për thirrjen e protestave.

Leonid Volkov, ish-shef i fushatës zgjedhore të opozitës ruse, shkroi në rrjetet sociale se është e rëndësishme të theksohet me zë të lartë se “Putini është vrasës”, sepse, siç thotë ai, vetëm një e treta e qytetarëve të Evropës Perëndimore janë të gatshëm ta thonë këtë në protesta, sipas një studimi të ekipit të Navalny.

Alexei Navalnyt i janë shqiptuar dy dënime me burg, me 11 vjet dhe 19 vjet, nën akuzat për ekstremizëm dhe përvetësim. Ai e ka hetuar korrupsionin në autoritetet ruse dhe i ka cilësuar akuzat ndaj tij si të nxitura politikisht./rel

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historitë e tmerrshme nga pavijonet me pacientë në prag të vdekjes

‘The Economist’: Trauma kolektive që po shkakton Covid

Ndiqni sekuencat dhe zgjidhni!

“BBC Culture” propozon filmat e tetorit…