MENU
klinika

Analiza

Pse Franca nuk po e lë Amerikën të jetë “polici i botës”?

01.08.2023 - 10:32

NATO ka më shumë se kurrë nevojë të jetë ose të paktën të duket si një aleancë e fortë, përballë rivalëve si Rusia apo edhe Kina. Megjithatë, për një arsye apo për një tjetër, sy nga anëtarët e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca po ia vështirësojnë punën. Nga kundërshtimi i Parisit për politikën e “policit global” të Uashingtonit deri tek ndërhyrja në konfliktin e Tajvanit dhe Kinës, pikëpamjet e ndryshme të dy vendeve duket se po përçajnë aleancën.Shfaqja e mospajtimit midis kombeve kryesore evropiane me hegjemoninë e SHBA-së në vendosjen e politikave të NATO-s e ka bërë aleancën e NATO-s të brishtë, edhe pse anëtarësimi është rritur nga 12 në 31, me Suedinë që do të bashkohet si kombi i 32-të së shpejti.

Varësia nga SHBA

Më 19 korrik 2023, Senati i SHBA pranoi amendamentin Kaine-Rubio, i cili ndalon Presidentin e SHBA-së, të vendosë në mënyrë të njëanshme dhe të tërhiqet nga NATO derisa të miratohet me dy të tretat e shumicës, si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat. Ky vendim vjen në vazhdën e kthimit të mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa legjislacioni mund të kalojë në Senat, pengesa kryesore do të jetë kur ai të diskutohet në dhomën e mbajtur nga republikanët gjatë negociatave mbi projektligjin përfundimtar të mbrojtjes. Presidenti Macron i Francës ka qenë më i zëshëm dhe kritik për hegjemoninë e SHBA-së mbi çështjet e NATO-s. Gjatë një interviste në korrik 2018, përpara samitit të NATO-s në Londër, Macron tha se aleanca po kalonte “vdekje cerebrale”. Komentet e tij u vlerësuan si fjalë të arta nga Rusia. Shpërthimi i tij pasoi vendimin e Donald Trump për tërheqje të njëanshme nga Siria. Macron vazhdoi duke shtuar se vendet evropiane nuk mund të mbështeteshin më tek Amerika për të mbrojtur NATO-n strategjikisht dhe politikisht.

US President Joe Biden (L) speaks with France’s President Emmanuel Macron ahead of an extraordinary NATO summit at NATO Headquarters in Brussels on March 24, 2022. (Photo by Thomas COEX / AFP) (Photo by THOMAS COEX/AFP via Getty Images)

Shqetësimet e Ukrainës

Nga ana tjetër, edhe presidenti ukrainas Zelensky ekspozoi brishtësinë e aleancës duke deklaruar se Ukraina po vuante agresionin rus për shkak të një vendimi politik të papërshtatshëm të marrë nga NATO, kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO nga kancelarja e atëhershme gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy në 2008. Sakaq, samiti i mbajtur kohët e fundit në Vilnius, Lituani, u shqua për atë që nuk arriti dhe jo për atë që arriti. Në fund të samitit u publikua një komunikatë me mijëra fjalë nga NATO. Por ajo dështoi të trajtojë çështjen më të rëndësishme: hyrjen e Ukrainës në NATO-s. Deklarata e paqartë thoshte se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të merret parasysh kur të plotësohen kushtet. “Kushtet” nuk u specifikuan.

Shpenzimet për mbrojtjen

Brishtësia dhe pasiguria midis vendeve të NATO-s janë të dukshme edhe për disa arsye të tjera. Megjithëse të gjithë anëtarët e NATO-s ranë dakord të shpenzojnë të paktën 2% të PBB-së së tyre përkatëse për mbrojtjen, shpenzimet aktuale nga Aleatët Evropianë janë rreth 375 miliardë dollarë amerikanë. Që nga viti 2023, 20 partnerë të aleancës nga 32 nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme. Samiti i ardhshëm që do të mbahet në Uashington në 2024 do të diskutojë çështjen e matjeve 2%. Ndarja e barrës së shpenzimeve të NATO-s do të jetë e lartë në axhendë.

Çështja e Tajvanit

Nga ana tjetër, NATO e ka përshkruar Kinën si sfiduese të interesave, sigurisë dhe vlerave të aleancës. Kjo çështje ka shkaktuar çarje të dukshme midis vendeve të aleancës së NATO-s. Ndërsa shumica kanë zgjedhur të qëndrojnë të heshtur, presidenti francez Macron ka vepruar krejt ndryshe. Sipas tij, nuk është në interesin e europianëve të përshpejtojnë një krizë në Tajvan, duke marrë shkas nga axhenda e SHBA. Franca është kategorike, duke deklaruar se Tajvani është një çështje e brendshme e Kinës. Ajo nuk dëshiron të jetë pjesë e ndonjë tensioni midis SHBA-së dhe Kinës për çështjen e Tajvanit. Ndërsa Uashingtoni mbështet Tajvanin si një entitet të veçantë jashtë domenit të Kinës. Madje duket se lëvizjet e saj kanë agravuar disi situatën. Ndaj, Evropa nuk ka gjasa të mbështesë axhendën e SHBA-së për të qenë një ‘polic global’dhe ka ardhur koha që kombet evropiane do të duhet të kujdesen për sigurinë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN