MENU
klinika

Analiza

Pse ka mbetur Spanja pa qeveri?

31.08.2023 - 11:42

Situata në Spanjë vazhdon të jetë e tensionuar, për shkak të kaosit politik në vend.

Përpjekjet e Alberto Nunez Feijoo, fitues i zgjedhjeve të 23 korrikut, për të gjetur një shumicë në Moncloa dhe për të formuar një qeveri, tashmë kanë dështuar.

“Kështu ne mund t’i japim fund komedisë pa humbur më shumë kohë”, tha zëdhënësja e qeverisë, Isabel Rodrìguez (PP, në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi rezultatin e takimit të fundit midis liderëve të dy partive të para spanjolle (PP dhe PSOE).

Ai po përpiqet të sigurojë mbështetjen vendimtare parlamentare që i nevojitet për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Spanjës, një lëvizje që rivalja e tij Socialiste PSOE (S&D) tha se është e dënuar të dështojë.

Spanja në kaos pas vendimit të Mbretit, vendi mbetet pa qeveri, ja

Feijoo, udhëheqësi i partisë kryesore opozitare, fitoi zgjedhjet e parakohshme por nuk arriti 176 vendet e nevojshme për të fituar një shumicë absolute në parlamentin prej 350 vendesh. Atij i është dhënë edhe mandati për të formuar një qeveri, nga mbreti Filipe.

“Nuk është e pamundur të formohet një shumicë”, këmbëngulën burime në PP javën e kaluar, edhe pse pranuan se ishte e ndërlikuar”. Megjithatë, partia ka ende rreth një muaj, deri më 26 shtator, për t’u përpjekur të marrë mbështetjen që i nevojitet.

Kryeministri në detyrë i Spanjës Pedro Sanchez ka refuzuar propozimin nga udhëheqësi i konservatorëve Alberto Nunez Feijoo për të mbështetur Partinë e tij Popullore për një mandat qeveritar dyvjeçar.

“Për fat të keq, ajo që kam marrë, me sa kuptova, është një jo,” u tha Feijoo gazetarëve pas takimit. Zëdhënësja e Sanchez, Pilar Alegria, konfirmoi se partia nuk do të mbështesë ofertën e Feijoo. Sanchez tha në fillim të muajit se edhe ai e synonte postin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN