MENU
klinika

Mero Baze

Pse SPAK po i shqetëson të gjithë!

17.08.2023 - 19:29

Për të gjithë ata që dyshuan se Reforma në Drejtësi do të ishte një instrument në duart e pushtetit për të kontrolluar Drejtësinë, dita ditës po provohet e kundërta. Reforma në drejtësi jo vetëm që ja ka hequr pushtetit politik kontrollin mbi drejtësinë por e ka kthyer atë në objekt të punës së drejtësisë.

Me arrestimet sotme për koncesionin e sterilizimit, SPAK ka kompletuar një panoramë thuajse të plot të hetimit të çdo përfolje publike të qeverisë. Shqipëria ka aktualisht të dënuar ish Ministër të brendshëm, atë të Mjedisit Zëvendëskryeministrin dhe një Ministrin e Financave, ka nën hetim thuajse gjithë ministrat e financave, të Shëndetësisë, Energjitkiës dhe me gjasa mund të shkoj dhe më tej.

Asnjëherë në historinë e Shqipërisë, ndonjë qeveri nuk është hetuar në çdo qelizë të saj, se sa qeveria që votoi Reformën në Drejtësi në këtë vend.

Në këto kushte opozita e dyshes Berisha Meta, e cila ka qenë hezituesja dhe opozitarja më e madhe e kësaj reforme, sot duhet ta përshëndeste dhe ndoshta të reflektonte duke kërkuar ndjesë për gjithë baltën që kanë hedhur mbi SPAK dhe reformën në drejtësi.

Interesante është se sot Sali Berisha në daljet e tij të përditshme jo vetëm që nuk përshëndeti SPAK në këtë operacion, por kishte hallin se mos I ishte mëritur Ilir Meta për Kullën, dhe e mori atë në mbrojtje, duke akuzuar McGonigalin, se ka dashur ta hetoj privatisht për atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit.

Vet ilir Meta po ahstu të cilit I ka përfunduar në burg, një ish zëvendësministër I LSI, në qeverinë Rama dhe Berisha, nuk donet as tia dëgjonte emrin ish zyrtarit të tij.

E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara SPAK është përpjekur të bëj dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke I ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndëri I Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali I tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave që për ironi të fatit është po në Gërdec.

Kjo tregon një lloj kompleksi që SPAK ka nga sulmet e Berishës , por kjo nuk është shumë e rëndësishme. E rëndësishme është që ata ti përfundojnë dosjet ndaj djalit të tij dhe dhëndrit të tij (vajzës së tij) ashtu siç po çojnë në gjykatë çdo dosje që ka lidhej me qeverinë.
Është kjo arsyeja që edhe pse deri më sot të gjitha goditjet I ka marrë qeveria, opozita e dyshes Berisha Meta jo vetëm që nuk ndjehet e lumtur nga Reforma, por vazhdon të sulmoj SPAK.

Është e vërtet se ofensiva e SPAK me arrestimet e pafundme të zyrtarëve, ka ngjallur një ndjenjë shqetësimi të gjerë në gjithë klasën politike, duke e konsideruar atë si një lloj goditje për imponim të ndryshimeve politike përmes drejtësisë.

Dhe më së miri kjo vërehet tek mënyra se si opozita e Berishës dhe Metës sulmon qeverinë për goditjet që po merr nga drejtësia. Në vend që të sulmoj qeverinë që po ndëshkohet nga drejtësia, Berisha dhe Meta sulmojnë Edi Ramën që nuk u del zot njerëzve të tij që po shkojnë para drejtësisë.

Pra ata po në vend të bëhen aleatë të drejtësisë, ftojnë Edi Ramën të bëhet aleat I tyre kundër drejtësisë.
Kjo është shenja e qartë ata nuk I kënaq ndëshkimi I qeverisë, por i shqetëson funksionimi I drejtësisë.

Sa më shumë SPAK godet qeverinë, aq më shumë tremben të gjithë ata që kuptojnë se ai është I pakontrollueshëm nga palët. Dhe kjo i bën të duken të palumtur, njësoj si këta që po përballen me drejtësinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN