MENU
klinika

Si fshihet Perëndimi pas vendimit

Pse Ukraina po lëviz drejt njohjes së Kosovës pas 15 vitesh

15.08.2023 - 14:26

Fillimisht me ndrojtje, e më pas gjithnjë e më me zë të lartë, pati njoftime se Ukraina mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme dhe ta njohë Kosovën pas 15 vjetësh. Dy lëvizje, së pari qëndrimi i përmbajtur gjatë votimit për pranimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës, dhe më pas përkujtimi i kohëve të fundit nga një deputet ukrainas se Beogradi nuk vendosi sanksione ndaj Moskës, rritën dyshimet se mund të pasonte një ndryshim që do të kumbonte me zë të lartë. Megjithatë, bashkëbiseduesit e medias serbe “Blic” thonë se ky nuk është një skenar real dhe thonë se pasojat do të ishin të rënda për Kievin. Po ashtu, ata argumentojnë se ka patur presion ndaj Ukrainës, lidhur me këtë. “Besoj se ka presione të brendshme dhe të jashtme për të ndryshuar një vendim të tillë dhe për këtë është folur e shkruar hapur kohët e fundit”, thotë Suzana Grubjeshiç nga Qendra për Politikë të Jashtme, duke kujtuar se Kievi është i pakënaqur me lëshimet e Serbisë ndaj Moskës. Presidenti i Serbisë dhe Aleksandër Vuçiç e komentuan këtë deklaratë dhe vlerësuan se Ukraina do të “shkatërrojë të gjitha parimet e saj, mbi të cilat bazohet mbrojtja”. Timothy Less, bashkëpunëtor i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, tha se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e Perëndimit, prandaj edhe dëshiron të mbështesë qëndrimet e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare për të treguar vullnetin e mirë. “Për momentin, gjëja kryesore për Ukrainën është të rifitojë territoret e pushtuara nga Rusia dhe t’i rezistojë presionit ndërkombëtar për t’i dorëzuar ato si pjesë e marrëveshjes së paqes”, vlerëson Les. Por, ai nuk pret që Ukraina të ndryshojë qëndrim deri në fundin e luftës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin