MENU
klinika

‘Zbërthehet’ dosja

Qendra e re e sterilizimit ishte në QSUT, por Beqaj i hapi rrugën koncesionit për mikun e tij Rrapaj, si u fry fatura

20.08.2023 - 10:55

Në vendimin prej 348 faqesh të firmosur nga gjyqtari Erjon Bami që pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e në arrest të Ilir Rrapajt dhe ish-zëvendësministrin e MSH, Klodian Rjepaj, një pjesë të arsyetimit të vendimit e zë dhe qendra e sterilizimit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 të gjithë skemën e ndjekur nga Beqaj, dhe zëvendësi i tij, dhe bashkëpunimin e tyre me biznesmenin Rrapaj.

“Në QSUT në vitit 2010-2011 është inauguruar një qendër sterilizimi, ndërkohë në vitin 2014 ministri Beqaj kishte marrë një shkresë nga drejtoresha e QSUT, Manastirliu për ta vënë në punë këtë qendër sterilizim, pasi kapaciteti i kësaj qendre mbulonte 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Por pavarësisht se kjo qendër i plotësonte më së miri nevojat për ndërhyrje kirurgjikale, ministri i Shëndetësisë së kohës, Beqaj, që është duke u hetuar, s’e mori në konsideratë për ta vënë në punë këtë qendër sterilizimi, por i hapi dritës jeshile lidhjes së kontratës, partneritet privat dhe publik me një nga miqtë e tij, Rrapaj dhe një shtetas italian, Umbro Staccini. Duhet theksuar se për këtë qendër sterilizimi ka pasur dhe një auditim nga KLSH që flet për një dëm të pariparueshëm që i është shkaktuar buxhetit, ndaj ishte kërkuar hetimi i zyrtarëve dhe ministrin Beqaj. Me pak investim apo me përgatitjen e stafit mund të përdorej qendra moderne që ishte ngritur brenda QSUT-së, por Beqaj. Vendosi që të mbyllte sytë dhe të favorizonte kompaninë e Rapajt, për investimin me 100 milionë euro.”, tha Lala.

 

 

Sipas hetimit të kryer nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO, rezulton se kompania koncensionare kishte fryrë koston në 56.4% në raport me çmimet e institucioneve shtetërore.

“Nëse do të ishte vënë në punë qendra e sterilizimit, kostoja do të ishte më e ulët dhe nuk do të kishte dëm në buxhetin e shtetit. Nisur nga këto argumente, është orientuar që të hetohet dhe ministri Beqaj. SPAK deri më tani nuk ka kërkuar masë sigurie për Beqajn.”, tha Lala.

Sipas gjyqtarit Erjon Bani ka vend dhe dyshime të forta në dosje se Beqaj është i përfshirë në akte kriminale dhe në vepra të ndryshme penale në lidhje me paracaktimin e kompanisë fituese. Po ashtu po hetohet dhe roli i ish-ministrit Shkëlqim Canit. Ndaj do të presim se cili do të jetë përfundimi për hetimet për Beqajn dhe Canin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN