MENU
klinika

"Po na konkurron me plazhet dhe çmimet"

RAI e Mediaset, emisione për Shqipërinë turistike

17.08.2023 - 16:44

Radhën për një reportazh që i bën jehonë dyndjes së italianëve për Shqipëri e kishte ReteQuattro, televizioni që është pjesë e grupit të madh Mediaset, mediat e të cilit nuk kanë lënë ditë pa i bërë jehonë këtij fakti.

“Sapo kemi hyrë në këtë traget që do të na çojë në Durrës në Shqipëri, ku do të kuptojmë nëse mund të shkojmë për pushime pa shpenzuar një pasuri të tërë.”

Kështu gazetarja e nis rrugëtimin për me traget drejt Shqipërisë, siç bëjnë mijëra italianë çdo ditë, për të vërtetuar nëse çmimet janë me të vërtetë të lira, siç flitet nëpër media. Këtë ia pohojnë pushuesit italianë që po kalojnë pushimet në plazhet shqiptare.

“Pra le të themi një dhomë për një familje me 3 persona bashkë përfshirë mëngjesin, për një javë shkon 550 euro.”

“Drekë për 4 persona, tek 50 euro përfshirë verën.”

“Ne shpenzuam 78 euro, drekë për 4 persona, pjatë të parë e të dytë me bazë peshkun. “

Në emisionin ‘Zona Bianka’ ku u transmetua reportazhi ndërhyn edhe kryeministri shqiptar Edi Rama që thotë se ky bum turistik tregon se era në Shqipëri ka ndryshuar.

“Era në Shqipëri ka ndryshuar, po ashtu edhe imazhi i Shqipërisë, pasi deri jo shumë vite më parë mbanim mbi shpatulla stigmën që na kishin vënë në fillim të viteve ’90, të gomoneve, të krimit, e mafias.”

Italianët duken shumë të kënaqur dhe gjithçka kanë dëgjuar për çmime të ulëta dhe cilësi shërbimi të lartë rezulton e vërtetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!