MENU
klinika

Financuar nga qeveria për Bashkinë e Shkodrës

Rama e nis ditën me punimet në rrugën Prekal-Kir

31.08.2023 - 11:21

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga punimet që po kryehen në rrugën Prekal-Kir.

Kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kto punime janë financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit.  Kjo rrugë pritet që të japë një  impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik.

“MIRËMËNGJES  dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.