MENU
klinika

Zjarret në Greqi

Rama: Efektivët tanë të angazhuar maksimalisht për shuarjen e flakëve

24.08.2023 - 20:11

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se efektivët e dërguar nga Shqipëria për të ndihmuar Greqinë në luftën e saj kundër zjarreve janë makismalisht të angazhuar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama tregon se efektivët tanë të cilët kanë shkuar me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit.

Aleksandropuli është një nga zonat më të prekura nga zjarret në Greqi ku zjarrëfikësit kanë hasur vështirësi në shuarjen e flakëve. Shkak është bërë terreni tejet vështirë dhe erërat e forta që favorizojnë zjarret.

“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”, njoftoi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rritje zjarresh në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara"

Edi Rama publikon përmbledhjen e NASA-s: Pyjet në flake në katër kontinente