Home » Aktualitet » Rama-qytetarëve: T’i që bën ecje shtigjeve atë kanaçen mos e hidh nëpër ferra
Bujtinat e Thethit të mbushura me turistë
Rama-qytetarëve: T’i që bën ecje shtigjeve atë kanaçen mos e hidh nëpër ferra
26.08.2023 - 20:34
Kryeministri Edi Rama po e shfrytëzon faqen e tij në Facebook jo vetëm për të përcjellë mesazhet e tij politike por dhe për të promovuar Shqipërinë dhe për të përcjellë mesazhe sensibilizuese.
Një nga këto është dhe për të mbajtur pastër ambientin.
Ndërsa Shqipëria këtë vit po shënon një bum turistik nga veriu në jug mbajtja pastër e vendit dhe kujdesi për të mos ndotur atdheun tonë është shumë I rëndësishëm.
“Turizmi malor si asnjëherë më parë me bujtinat e Thethit të mbushura përplot nga turistët që vijnë prej gjithë botës për të shijuar natyrën e papërsëritshme dhe freskinë ndjellëse të këtyre ditëve fundgushti. Ama, ti që bën ecje shtigjeve atë kanaçen dhe paketën e cigares mos e hidh nëpër ferra, sepse lëndon atdheun e fëmijëve të tu, vendin e prindërve të tu, fytyrën e kësaj Shqipërie që bëhet me turp nga papastërtia e krijuar prej papërgjegjshmërisë tënde kaq të shëmtuar”, shkruan Rama.
Shqipëria numëron nga janari deri në fund të muajit korrik mbi 5.2 milionë turistë të huaj.
Merrnin ilegalisht inerte me eskavator dhe kamionë në lumin Buna, nën hetim përgjegjësi dhe 4 punonjës
25 Gusht, 16:58
Po transportonin me tre kamionë 23 m³ dru të prera në pyje, vihen nën hetim 7 persona në Shkodër
25 Gusht, 15:12
Koncesioni i sterilizimit, Rama: Një nga punët më të bukura që kemi bërë! SPAK ka mbështetjen time t’i nxjerrë ‘ujin e zi’ çdo çështje që heton
25 Gusht, 13:43
Ndryshime në qeveri? Rama: Prisni dhe pak ditë! Zgjedhjet e parakohshme, thashetheme! Për ‘Belerin’ Greqia të thotë ç’të dojë, s’ndërhyjmë tek drejtësia