MENU
klinika

“Do ua paguajmë edhe kafet”

Rama takohet me banorët e Spitallës, demokrati: Jemi copë-copë

31.08.2023 - 14:07

Kryeministri Edi Rama vijon takimet me banorët në Spitallë të Durrësit. Ai u ndal edhe në një banesë, ku nuk kanë munguar as batutat me disa prej banorëve, të cilët kryeministri i quajti demokratë.

Rama mori në krah edhe një fëmijë, ndërsa me humor tha: Akoma nuk ja keni mësuar atë “Rama ik”?

BISEDA MES TYRE:

Rama: Bjeri kafet të gjithëve këtu se demokratët janë në fazë të vështirë dhe duhet ti japim edhe kafet.

Rama: Me cilën je ti?

Qytetari: Unë jam me demokratet. Na ke përçarë partine dhe nuk kemi nga të shkojmë më, me ty jemi prapë. Na ke mbaruar punë. Nuk kemi nga shkojmë se jemi bërë copë-copë.