MENU
klinika

“Jam tragjikisht optimist”

Rama thirrje BE-së: S’besoj se do anëtarësohemi as në 2030

29.08.2023 - 08:05

Kreu i qeverisë, Edi Rama, e nisi dje me kritika fjalën e tij në samitin e Bledit në Slloveni, teksa u shpreh se BE nuk duhet të japë vetëm reforma dhe nuk duhet të bëjë vetëm kritika për vendet që aspirojnë të jenë pjesë e saj, por njëkohësisht t’i mbështesë dhe t’u japë më shumë akses.

Rama deklaroi se nuk beson se Shqipëria apo vendet të tjera të Ballkanit do të mund të integroheshin plotësisht në Aleancën Euroatlantike. Megjithatë, sipas Ramës, në këtë hark kohor mund të arrihet përmbushja e disa hapave të rëndësishëm.

“Nuk besoj se në 2030 ne do jemi në BE, por për disa nga hapat kjo do të ishte shumë e mirë. Duhet ta kuptojnë që boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni, dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është si 130 e ca euro për 6 prej nesh, dhe më shumë se 4 mijë euro për dy prej nesh këtu. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë. Vendet që hyjnë në rrugën e BE deri në momentin që bëhen anëtarë, duhet të jenë këto gjëra ne mes, jo vetëm reforma dhe kritika që janë të nevojshme, por dhe mbështetje konsistonte. Nuk po them nga pikëpamja financiare, por dhe të aksesit tonë në tregun e përbashkët dhe hapësirë më të madhe dhe për ndërmarrjet tona”, theksoi Rama.

Kryeministri nuk i kurseu as batutat kur tha: Me këtë panel si autobus dhe unë jam tragjikisht më shumë optimist, megjithëse është më mirë se një avion rus… Kryeministri Edi Rama nga paneli i liderëve të forumit strategjik të Blerit, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen drejt Bashkimit Evropian dhe duhet të ndërmerren hapa konkrete për këtë të fundit.

”Me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus. Prandaj, së pari dua të falënderoj Robertin dhe Charlin dhe jo sepse di si të jem një diplomat i mirë sepse nuk jam, por sepse patëm një mikpritje shumë të ngrohtë, shumë të hapur dhe do të thosha me biseda të zemrës mbrëmjen e kaluar dhe jam shumë i lumtur që të shoh liderë, një politikan që të flasë njësoj si në një darkë, ashtu edhe në një forum. Faleminderit, Charles! Më në fund, sepse ishte fantastike kjo gjë.

“Dhe në fakt ishte momenti për të thënë që nëse ajo që Charlie tha, do të materializohej për sa u përket disa hapave progresive, jo sepse besoj se në 2030 ne do të jermi në BE me thënë të drejtën, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë, sepse teksa ne po flasim për konvergjencën me BE, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diçka si 130 e ca euro, për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4000 euro për dy prej nesh këtu dhe të tjerë”, tha Rama.

Kjo sipas tij: “Duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë duke konsideruar që kjo nuk duhet ë jetë asgjë ose të gjitha që nga momenti që të gjitha këto vende hyjnë në rrugën drejt BE deri tek momenti që bëhen anëtarë, duhet të jenë pikërisht këto gjëra në mes të procesit, jo vetëm parime vlera dhe mësime të nxjerra që janë absolutisht të nevojshme, jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po them që nga pikëpamja financiare, por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësira më të mëdha edhe për ndërmarrje tona sepse dhe po e mbyll fjalën time këtu, të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo çfarë po ndodh për gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë nëpërmjet Procesit të Berlinit ne folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe sa i përket projekteve dhe se si t’i financonim këto, nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët, që unë e di që nuk kanë Acquis për të përmbushur në momentin që vijnë, por kjo duhet marrë parasysh”.

“Dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite përkundër perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro amerikanë dhe pro evropianë se kushdo tjetër, por do na duhen edhe 50 vjet të tjera pas rënies së komunizmit deri sa ne të mos jemi pakushtmërisht pro amerikanë dhe proeuropianë, pra kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë të keni përmbushur premtimin tuaj, Charles”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shpresoj që pas 20 vite të na përmbushet premtimi"

Rama: Në 50 vite Enver Hoxha na bëri më proamerikan dhe properëndimor!

Rama batuta dhe “kritika” për BE nga Sllovenia

“Ne nëse pyesim grekët, ata na sulmojnë me shumë kënaqësi”