Skandali i presidentit të Federatës Spanjolle Luis Rubiales pas finales së Botërorit të Femrave ka ngritur në këmbë jo vetëm botën e futbollit, por edhe vetë Qeverinë Spanjolle.
Kjo e fundit ka nisur seancën gjyqësore për të shkarkuar nga detyra e presidentit Rubialesin.
Kështu Federata ka kërcënuar Qeverinë duke i bërë kërkesën e veçantë UEFA-s për të përjashtuar nga të gjitha kompeticionet europiane, të gjitha klubet spanjolle që marrin pjesë, përfshirë Realin dhe Barcelonën.
Kjo gjë vjen si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë në futboll, një gjë që është e ndaluar rreptësishtë nga UEFA dhe FIFA dhe për këtë arsye Federata kërkon ta përdorë këtë gjë në favorin e saj, duke kërcënuar vetë qeverinë që të tërhiqet, ose përndryshe asnjë skuadër nuk do e përfaqësojë Spanjën në kompeticionet europiane këtë sezon.
Këtu hyjnë Reali, Barcelona, Atletiko, Sevilja, Real Sociedad (Liga e Kampionëve), Vijareal, Real Betis (Liga e Europës) dhe Osasuna (Liga e Konferencës).