MENU
klinika

"Mirënjohje forcave të policisë"

RENEA ekzekutoi 62-vjeçarin e armatosur, reagon ministri Balla

12.08.2023 - 09:35

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes në Maliq, ku RENEA ka ekzekutuar 62-vjeçarin e armatosur që nuk pranoi të dorëzohej, si dhe hapi zjarr ndaj efektivëve.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, shprehet Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb