MENU
klinika

E papritur

Roberto Mancini jep dorëheqjen nga kombëtarja e Italisë

13.08.2023 - 17:14

Teatri i kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm nga posti. Një vendim i bujshëm ai i trajnerit kampion Evrope që është marrë mbrëmjen e djeshme.

Komunikimi zyrtar nga Federata Italiane e futbollit ka konfirmuar gjithccka, vetëm një vit larg nga Euro 2024. Lajmi vjen si një “rrufe në qiell të hapur”, më pak se dy javë pasi Mancini u emërua kreu i projektit të “Club Italia” për të koordinuar të gjithë sektorin e kaltër deri te moshat U-20.

“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka marrë parasysh dorëheqjen e Roberto Mancinit nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, të marrë mbrëmjen e djeshme.

Kështu përfundon një faqe e rëndësishme në historinë e kaltër, e cila filloi në maj 2018 dhe përfundoi me finalet e Ligës së Kombeve 2023; në mes, fitorja në Euro 2020.

Duke marrë parasysh angazhimet e rëndësishme për kualifikueset e UEFA Euro 2024 (10 dhe 12 shtator me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën), FIGC do të shpallë emrin e trajnerit të ri në ditët në vijim”, njofton FIGC.

Ky vendim vjen vetëm 10 muaj para kampionatit europian që do mbahet në Gjermani në qershor të 2024, ndërsa shumë shpejt lajmi pritet të zyrtarizohet nga federata italiane. Ajo që e bën më të çuditshme dorëheqjen është se vetem pak ditë më parë Mancini u emërua si drejtor i projekteve të ekipeve kombëtare të italisë deri në U-20.