MENU
klinika

VIDEO

Rrezikoi jetën e qytetarëve, Rrugorja e Tiranës gjobit shoferin e autobusit

30.08.2023 - 09:58

Policia Rrugore e Tiranës ka reaguar pas videos së bërë publike ditën e djeshme ku shoferi i linjës Kamzë-Bërxullë drejtonte mjetin, ndërkohë në të njëjtën kohë përdorte edhe telefonin duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.

“Shoferit të linjës Kamëz-Bërxull i duket vetja Schumacher, i jep timonit me bërryla ndërkohë që mban telefonin me dy duar dhe sheh TikTok”, thuhej në denoncimin e djeshëm.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se ka gjobitur shoferin e papërgjegjshëm më shumën 15 000 lekë.

“Policia Rrugore Tiranë ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.    

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!” thuhet në njoftimin e Policisë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN