MENU
klinika

Incidenti i rrezikshëm në qiell

Rusia po luan si “macja me miun” NATO-n

23.08.2023 - 15:48

Një incident tjetër i paprecedentë ka ndodhur në qiell, në mes të tensioneve të vazhdueshme midis Rusisë dhe Perëndimit.

Një pilot luftarak RAF është përballur ballë për ballë me tre avionë rusë, siç tregojnë pamjet që kanë qarkulluar kudo në internet, të marra nga kabina e një “Typhoon” britanik.

Aty duket piloti britanik, duke iu përgjigjur një kërcënimi të mundshëm të paraqitur nga luftëtarët rusë në qiellin mbi Evropë.

Në video, tre avionë rusë mund të shihen duke fluturuar në ajër nën vëzhgimin e fluturuesit Jake, pilot i skuadronit nr. 9 RAF Lossiemouth.

Në një moment, Jake humbet nga sytë një nga tre avionët, teksa një situatë që kishte potencialin të kthehej në luftën e ardhshme botërore po kalonte në kokën e tij.

Videoja u publikua si pjesë e dokumentarit të ri gjashtëpjesësh të Channel 4, Top Guns: Inside The RAF, i cili tregon prapaskenat se si ekuipazhet ajrore ruajnë qiejt e Britanisë. RAF Lossiemouth në Moray,

Skoci është një nga dy bazat e alarmit të shpejtë të MB (QRA), të cilat kanë aftësinë të lëshojnë avionë luftarakë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme ndaj hapësirës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Pamjet tregojnë një lojë të tensionuar “si macja me miun”, pranë hapësirës ajrore të NATO-s, me një pilot që ndjek lëvizjet e rusëve dhe sigurohet që ata të mos provojnë asgjë të rrezikshme, duke shmangur konfrontimin me ta.

Duke folur në emision, Jake zbuloi se kishte “pasiguri” për atë që po mendonin pilotët kundërshtarë, si dhe shqetësimin, kur i humbi nga sytë.

“Rezultati mund të jetë mjaft katastrofik. Nëse përplasem me një nga këta avionë, mund të përshkallëzohet në Luftën e Tretë Botërore”, përmbylli ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?