MENU
klinika

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë…”

Serbi/ Rrugët mbushen me mesazhe provokuese

02.08.2023 - 11:42

Ekspertja serbe e sigurisë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ivana Stradner, ka shpërndarë në rrjetin social Twitter, një video ku shihen grafitet e vizatuara në një rrugë në Serbi, ku kërkohet kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë.

Krahas videos, ekspertja tha se shtimi i grafiteve të tilla është pjesë e luftës hibride e cila është mjaft e rrezikshme.

“Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo në Twitter.

Sakaq eksperti i sigurisë Agim Musliu shkroi përmes një postimi në Twitter se e gjithë Serbia është mbushur me grafite me mbishkrime që kërkojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Ai tha se kjo vjen si rezultante e mendësisë së Vuçiç, që i pëlqen të vahzdojë në rrugën e Millosheviçit, të cilit i ka shërbyer si ministër.

“E gjithë Serbia është mbushur me këtë lloj grafiti. Për këtë është i specializuar Vuçiç! Si ministër i propagandës së Millosheviçit, atij i pëlqen të vazhdojë rrugën e tij, të thyer nga NATO më 1999”, shkroi Musliu.

Reagime të ashpra ndaj parullave të tilla në Serbi ka pasur në Kosovë si dhe disa personalitete ndërkombëtare.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin