MENU
klinika

Mesazhi i Hill i bën serbët të flasin me vete

Politikës me dy karrige po i vjen fundi

09.08.2023 - 11:27

Serbia konsiderohet tradicionalisht si aleati më i ngushtë i Rusisë në Evropë, por është edhe kandidate për anëtarësim në BE. Kjo politikë e paqartë e vendit të Ballkanit Perëndimor, e cila në Perëndim quhet si “politika me dy karrige” dhe mbështetet në disa aleanca, ka një traditë të gjatë. Megjithatë, duket se gjithçka ka ndryshuar nga sanksionimi i Aleksandër Vulin, drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), nga Departamenti amerikan i Thesarit. Nga shumë ekspertë, kjo është konsideruar si një “pikë kthese”, duke theksuar se më në fund qëndrimi amerikan ka ndryshuar. Kështu, Serbia duket se ka mbetur “mes dy zjarresh”, mes Rusisë dhe BE-së. Megjithatë, Perëndimi duket i bindur se Beogradi e di se cilën rrugë duhet të zgjedhë, siç tregohet edhe nga deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. “Serbia është përballur me një zgjedhje brezash: nëse do të integrohet plotësisht dhe do të zhvillohet si një anëtare e barabartë e komunitetit evropian, apo do të lejojë një diktator të tërbuar me iluzionet e madhështisë perandorake nga Moska që të vazhdojë ta mbajë atë prapa, duke u paraqitur si një forcë balancuese, si nëse duhet të ketë një ekuilibër mes zgjedhjes së duhur dhe të gabuar”, tha Hill, teksa iu përgjigjej pyetjeve të “Nova.rs” për videon e shfaqur në rrjetet sociale në fillim të muajit, e cila flet për vlerat perëndimore dhe ku shfaqet kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ambasadori Marko Gjuriç dhe pronari i TV Pink Zeljko Mitroviç. Hill e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, me komentin: “Jam dakord, e ardhmja e Serbisë është në perëndim”.

Zgjedhja e Serbisë

“Për Serbinë është një mundësi që më në fund të sigurojë vendin e merituar në Evropë dhe të gëzojë avantazhet që sjell, ndërsa Rusia ofron vetëm varësi ekonomike dhe tradhti ndaj vlerave themelore njerëzore që i ndajmë të gjithë”, theksoi ai. Siç tha ai, “për shkak se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe sepse më intereson përparimi i Serbisë, mendoj se çështja e orientimit perëndimor të Serbisë shkon përtej politikës”. “Lëvizja pro-evropiane në Serbi duhet të jetë një lëvizje e “çadrës së madhe”, siç themi ne në Amerikë. Duhet të ketë vend për gjithçka. Kur dëgjoj se kushdo në Serbi, veçanërisht ata që tërheqin një audiencë të madhe, dhe veçanërisht nëse ajo audiencë është e pavendosur, thotë se Serbia është një vend perëndimor dhe se prosperiteti i saj i ardhshëm varet nga integrimi më i thellë euro-atlantik, mendoj se ky është një mesazh, që ia vlen të përsëritet”, tha Hill. Ai shtoi se nuk i takon atij “si diplomat i huaj të merret me politikën e brendshme të Serbisë”. “Jam këtu për të biseduar me të gjithë: përfaqësues të qeverisë, opozitës, mediave dhe publikut. Gjithashtu nuk më takon mua të vë në dyshim sinqeritetin e askujt. Kur dikush thotë se Serbia është një vend perëndimor, se avantazhet e atij orientimi tani janë të prekshme dhe se e ardhmja e saj më e mirë e mundshme është në Evropë, ky është një mesazh me të cilin do të pajtohem gjithmonë dhe do të vazhdoj ta përhap atë aq sa mund. Unë do të punoj me të gjithë në Serbi që janë të përkushtuar për ta bërë realitet atë vizion të së ardhmes. Kjo është pa dyshim çështja më e rëndësishme w kohës sonë”, tha ai për Nova.rs.

Presioni i Amerikës

Kujtojmë që, ndonëse DASH theksoi se sanksionet ndaj Vulin ishin ndaj tij, jo Serbisë, pati shumë deklarata dhe indikacione, që tregojnë se diçka fshihet përtej asaj që zgjedh Amerika të tregojë.  Asokohe, Senatori amerikan Chris Murphy tha se nëse Serbia dëshiron vërtet një të ardhme evropiane, nuk mund të ketë një shef të inteligjencës që komunikon hapur me Rusinë. “Unë do të doja që Vuçiç të shihte se sa i rrezikshëm është Vulin”, tha Murphy në një intervistë për Zërin e Amerikës. Senatori gjithashtu shtoi se SHBA-ja ia ka bërë të qartë, jo vetëm Serbisë, por të gjithë miqve amerikanë, se do të ketë pasoja nëse ato vende vendosin të mos i bashkohen sanksioneve dhe të përfshihen ende në aktivitete sekrete me rusët. “Ne mendojmë se është në interesin e saj t’i dërgojë një mesazh të qartë Rusisë se pushtimi i Ukrainës nuk mund të tolerohet”, tha ai.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin