MENU
klinika

Besiktas dënohet nga UEFA

Sherri në tribunën e ‘Air Albania’ që spostoi ndeshjen

09.08.2023 - 15:46

Besiktas është dënuar me 40 mijë euro gjobë për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në tribunën e Air Albania në ndeshjen kundër Tiranës. Klubi turk për sherrin e tifozërive është dënuar edhe me një ndeshje pa spektatorë në transfertë, por ky dënim është lënë pezull dhe hyn në fuqi në rast se përsëritet në dy vitet e fundit.

Sakaq nga dy ndeshje pezull për futbollistin Musuaku, i cili u ndëshkua me të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër, UEFA e ka ulur me një. Për pasojë Musuaku do jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit kundër Nefçi Baku në Conference League.

Sa i takon sherrit në tribuna mes tifozërive në ditët në vijim pritet të mësohet edhe dënimi për Tiranën.