MENU
klinika

Flet nga SPAK

Shkëlqim Cani: Isha i detyruar të jepja pëlqim si ministër për koncesionin e sterilizimit

17.08.2023 - 14:23

Ish-ministri socialist Shkëlqim Cani, ka folur për mediat pas dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme. Ai është thirrur për të dëshmuar paraditen e kësaj të mërkure, sapo ka përfunduar operacioni për arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Shëndetësisë, për sterilizimin.

I pyetur nga gazetarët, Cani ka thënë se SPAK duhet falenderuar sepse prokurorët po punojnë për të zbuluar të vërtetën, por nuk dha detaje pasi tha se nuk mund të tregonte më tepër nga hetimet.

“Nuk mund të flas me detaje se çfarë ndodhi. SPAK duhet falenderuar bashkë me ju, se dhe ata po punojnë për zbulimin e së vërtetës. Meqë është gusht, SPAK dalëngadalë ka nxjerr ato gjethet dhe të na bëjë hije. Jam gati të përballem me drejtësinë.

Kam qenë i hapur për çdo çështje. Unë kam dhënë përgjigje për ato që më ka kërkuar. Çfarë donte Ilir Rrapaj me mua, nga ta gjej unë lidhjen! Pse duhet ta njoh unë atë. Unë nuk jam ministri që kam kryer pagesat, pasi kur ka filluar koncesioni unë jam largua nga detyra”, tha ai.

Më tej, Shkëlqim Cani u shpreh se ka dhënë pëlqimin dhe dakordësinë për koncesionin, pas një hezitimi fillestar kur ishte në detyrë, sepse duke qenë se dokumentacioni ishte plotësuar, ai ka qenë i detyruar të zbatojë ligjin.

“Kam qenë dakord. Unë them nëse plotësohet dokumentacioni jam i detyruar të zbatoj ligjin. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin”, u shpreh ish-ministri Shkëlqim Cani jashtë ambienteve të SPAK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetime në prapaskenë për shumë çështje të vjetra

Dosjet e bujshme që ka në dorë SPAK

Koncesioni i sterilizimit në duart e prokurorëve të SPAK

Çfarë është tenderi që mban firmën e ish-ministrit Ilir Beqaj