MENU
klinika

Për të dytën herë

Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

30.08.2023 - 18:23

Më 1 shtator Shqipëria do të marrë për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Evropën, ku konfirmon një konferencë për mediat ditën e nesërme lidhur me këtë zhvillim.

Presidenca e Këshillit të Sigurisë së OKB mbahet për një muaj nga çdo shtet anëtar.

Në 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike për vendin tonë. Mandati do të pasohej nga zhvillime kritike në sigurinë botërore, nxitur edhe nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB ku përfaqësohet nga ambasadori Ferit Hoxha u konsiderua si një hap i madh në diplomacinë e vendit tonë.