MENU
klinika

Ngjarja e jashtëzakonshme

Shqipëria pret Kampionin: Magnus Carlsen në Durrës!

24.08.2023 - 16:24

      Fitorja e Kupës së Botës FIDE 2023, ia shton ngjyrat spektakolare Kampionatit të Klubeve të Shahut që troket në Durrësin e vjetër, buzë Adriatikut.

Veç pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të Yjeve të shahut, rikonfirmimi si Kampion i Magnus Carlsen-it, e vesh me më shumë kureshtje dhe interes, këtë takim sportiv në tokën shqiptare. Pritet të jenë rreth 1,000 vizitorë në Shqipëri. Ndërsa, rreth 97-98 për qind e tyre, vijnë rishtas. Shqipëria, pa dyshim, mirëpret eventin më të madh europian të shahut, si edhe nga më të mëdhenjtë e Federatës Botërore të Shahut.

Eventi i jashtëzakonshëm sportiv dhe më gjerë, do të ketë miliona ndjekës nga mbarë bota. Ndërsa ky kampionat shahu mban pasaportë shqiptare, premton të ngjallë një interes si kurrë ndonjëherë. Admiruesit e shahut online, numërohen rreth 800 milionë, pothuajse 10 për qind e botës.

Njëjtë edhe për ata, në Shqipëri. Mbase jo tifozeri si fubolli, por shahu hyn në sportet më të ndjekura, me një numër të madh dashamirësish. Çdo ndeshje, parashikohet të ketë rreth 1,4 – 1,5 milionë shikues. Në mjediset luksoze pranë Grand Blue Fafa Resort/5-star (*****), garantohet një parakalim i vërtetë i elitës shahiste europiane.

 

Rekordi i mbi 100 klubeve! Kampioni në Shqipëri!

Java e parë e tetorit, vjen bashkë me klubet më të mira europiane në Shqipëri dhe në fakt, me një pjesëmarrje rekord regjistrimesh. Do të jenë një sërë klubesh të famshme, si: Beer Sheva Chess Club, Novy Bor, Cercle d’Echecs de Monte-Carlo, apo Klubi Offerspill ku bën pjesë edhe i saposhpalluri Kampion i Botës FIDE 2023, Magnus Carlsen – lojtari më i mirë aktual në botë, 6 herë kampion bote në shah, 4 herë kampion bote në shahun e shpejtë dhe 6 herë kampion bote në shah në Blitz, do të luajë për ekipin e Klubit Offerspill.

Sven Magnus Øen Carlsen (30 nëntor 1990) është mjeshtëri norvegjez i shahu, i cili është një ish-pesë herë kampion botëror në shah dhe katër herë kampion në shah të shpejtë, ndërsa dhe gjashtë herë kampion i tanishëm botëror në shah. Carlsen ka mbajtur pozicionin nr.1 në renditjen botërore të shahut FIDE, prej 1 korrikut 2011 dhe pas vetëm Garry Kasparov, më pare, si lojtari më i vlerësuar në botë. Vlerësimi i tij maksimal prej 2882, është më i larti në histori. Ai mban gjithashtu, rekordin për serinë më të gjatë të pamposhtur në nivelin elitar në shahun klasik.

Carlsen është i njohur për stilin sulmues, si adoleshent. Prej atëherë, ai është bërë tanimë në një lojtar universal. Kampioni në fuqi, përdor një shumëllojshmëri hapjesh, për ta bërë më të vështirë përgatitjen e kundërshtarit, duke e zbehur dobinë e analizës kompjuterike para lojës.

 

achf.org.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampioni i botës shton trofetë

Magnus Carlsen mbetet “mbreti” i shahut

Champions shahu, rekord regjistrimesh

Magnus Carlsen vjen në SHQIPËRI!


Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin