MENU
klinika

Çmime të larta edhe në vijim

Shqiptarët “paguajnë” kostot e eksportit të prodhimit vendas

09.08.2023 - 12:09

“Shalqini ikën gjithë jashtë shtetit, domatja po ashtu. Edhe trangulli”.

Kërkesa e lartë për eksporte për zarzavate po mban të larta çmimet e prodhimeve vendase sipas tregtarëve. Pëllumb Dufka, një tregtar me pakicë, i cili prej vitesh shet në zonën e Pazarit të Ri, tregon se fermerët po shesin me çmime më të larta këtë vit prodhimet nga serat dhe fushat.

“Tani për tani mbiotëron malli i vendit në treg, por çmimet janë më të larta, pothuajse dyfish. Në kohën që domatja duhet të ishte 100 lekë me pakicë, tani është 160 lekë. Shumica e mallit ikën jashtë shtetit në këtë kohë dhe detyrimisht do ta pësojë konsumatori çmimin e shtrenjtë”, thotë tregtari.

Sipas të dhënave nga INSTAT, eksporti i zarzavateve në 6-mujorin e parë u rrit me 16%. Për kryetarin e Unionit Argoushqimor, Theodhor Kristuli, nga njëra anë kërkesa për eksport është një hap pozitiv, por nga tjetra dëmton xhepat e qytetarëve: “Çmimet e eksportit normalisht i kemi më lirë se jashtë. Është gjë e mirë që eksportojmë dhe gjejmë tregje, por ka diçka. Ky eksport ka mbijetuar se ka qenë shumë i varfër konsumi i vendit. Ne jemi gjithë sezon. Në çdo moment ka mungesë oferte nga ana e tregut vendas e cila detyrimisht ka çuar në situatën e rritjes së çmimeve”.

Mungesa e subvencioneve jo vetëm për prodhimet bujqësore, por dhe blegtorale, sipas Kristulit mund të paralizojë në të ardhmen prodhimet vendase: “Nuk jemi konkurrues. Nëse nuk vihet dorë nga shteti me subvencionim apo dhe studime mund të shkojmë në një situatë që do të kemi etiketa të huaja me përkthime shqiptare”.

Pavarësisht rënies së inflacionit, vetë tregtarët paralajmërojnë se çmimet frutave dhe perimeve nuk do të pësojnë ulje në vijim, por rritje të mëtejshme.

shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”