MENU
klinika

“Mallkimi” i gjermanëve dhe goditja e SHBA-BE

Si dështoi “Ballkani i Hapur”…

07.08.2023 - 09:59

Me kundërshtime nisi dhe ashtu përfundoi. Kryeministri Rama, deklaroi mbylljen e Ballkanit të Hapur, një nismë që hapi debate të forta në Shqipëri, por edhe përplasje në marrëdhëniet me Kosovën.

Ai, më 1 korrik, tha për Euronews Albania, se kjo nismë lindi për të çuar përpara Procesin e Berlinit, dhe, sipas tij, ky mision është kryer. Lidhur me këtë deklaratë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se “nuk mund të besojë se Rama ka thënë një gjë të tillë”.

Por ky projekt ka qenë një shpikje e paaprovuar nga kancelaritë amerikane dhe evropiane. Nëse deri dje, kjo iniciativë është parë si një dëshirë për ti bërë karshillëk BE, për vonesat e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Evropë, vizita e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, i çori maskën kësaj afere të ndyrë antiamerikane.

Duhej deklarata e Lavrov që të zbërthente lojën misterioze që po luhej në kurriz të shqiptarëve, duke zbërthyer se pas gjithë kësaj coftire që quhej Ballkan i Hapur fshiheshin interesat ruse dhe serbe. Kryediplomati rus tha vitin e kaluar se Ballkani i Hapur është një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështet këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit.

Nga ana tjetër të gjitha planet ruso-serbe të mbështetura nga kryeministri Rama u “tretën si kala rëre”, për shkak se Gjermania po i jep përparësi procesit të integrimit në Bashkimin Evropian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet nismës Procesi i Berlinit, duke anashkaluar plotësisht Ballkanin e Hapur si “pjellë Putiniste”.

Në shumë takime politike të niveleve të larta, lidershipi gjerman ka konfirmuar qartë se për ta prioritet ka integrimi evropian dhe procesi i Berlin, por në asnjë rast nisa “Ballkan i Hapur”, i cili ka lënë jashtë Kosovën.

Edhe Bashkimi Evropian është totalisht kundër kësaj nisme, pasi nuk përfshin të gjashtë shtetet. Ishte shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, i cili tha prerë se Ballkani i Hapur nuk mund të vazhdojë përpara nëse nuk është vendet nuk janë të gjitha të bashkuara. Në fund goditjen finale ia dha SHBA.

Pas Bashkimit Evropian edhe amerikanët i dogjën ëndrrën Rama-Vuçiç për “Ballkanin e Hapur”. Ky projekt nuk e plotëson kushtin kryesor, atë të gjithëpërfshirjes që i kanë vendosur ndërkombëtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN