Tragjedi në Sarandë. Në mesnatë ndodhi një ngjarje e rëndë.
Në kulmin e mbrëmjes këputet ashensori dhe i merr jetën ndihmës kamarierit 17-vjeçar Antonio Delilaj, i cili po merrte disa koli me ujë bodrumin e diskos.
Stafi ka shkuar me shpejtësi për t’i dhënë ndihmë, por ka qenë e pamundur që ta shpëtonte.
Lokali i njohur i natës ku ndodhi ngjarja “Orange Club” urdhëroi fikjen e muzikës dhe u kërkoi klientëve që të largohen. Policia zbarkoi më pas për të kryer hetimet për ngjarjen e rëndë.
Pronari i biznesit Spiro Iljazi është shpallur në kërkim. Policia arrestoi shtetasin Lulzim Allkushi i cili ka realizuar montimin e ashensorit.
Viktima i afërm i pronarit jetonte në fshatin Gjashtë të Sarandës.