MENU
klinika

Analiza

Si u bë Austria “klienti VIP” i Rusisë

02.08.2023 - 09:42

Pas luftës së nisur në Ukrainë, Shumica e vendeve të BE-së kanë reduktuar në minimum importin e gazit rus: me përjashtim të Austrisë.

Para pushtimit, austriakët importonin pothuajse 80 për qind të gazit të tyre nga Rusia. Në mars importuan 74 për qind të tjera dhe tani në maj rreth 50 për qind.

Për sa kohë që Rusia shet gaz, Austria do ta blejë atë, tha së fundmi drejtori i Grupit Austriak OMV. Një ndërprerje e menjëhershme e importeve të gazit nga Rusia do të shkaktonte një kolaps ekonomik dhe papunësi masive, paralajmëroi kancelari austriak Karl Nehammer vitin e kaluar.

Sakaq, Austria aktualisht po i paguan Rusisë për gazin më shumë sesa shuma totale e ndihmës për Ukrainën që nga fillimi i luftës, raporton Euronews.

Austria dënoi ashpër pushtimin e Ukrainës, pranoi refugjatët ukrainas dhe lejoi kalimin e dërgesave të armëve në Ukrainë, por ata vazhduan të bëjnë biznes me Gazprom.

Pas Hungarisë, BE merr një tjetër “shuplakë” nga

Pa llogaritur kryeministrin hungarez Viktor Orbanin, askush nuk ka marrëdhënie aq të mira me Rusinë e Putinit brenda Bashkimit Europian.

Ata kanë mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë për shumë vite dhe sot varësia e tyre nga gazi rus është më e madhe se kudo tjetër, kritikoi së fundmi gazeta gjermane “Spiegel”.

Problemi është se importet e gazit nga Rusia janë një burim kyç i të ardhurave për regjimin e Vladimir Putinit.

Autoriteti rregullator austriak për industrinë e energjisë elektrike dhe gazit e justifikoi rritjen me faktin se në nëntor dhe dhjetor importet nga Gjermania dhe Italia u reduktuan, ndërsa fluksi nga Rusia mbeti vazhdimisht i lartë.

Ndryshe nga vendet e tjera evropiane, austriakët kanë mbetur shumë të varur nga gazi rus edhe sepse nuk arrijnë të reduktojnë konsumin e gazit.