MENU
klinika

Foto pak para momentit fatal

Si u vra inxhinieri në Vlorë? Rei Meta e goditi me dy grushta në qendër interneti

08.08.2023 - 15:04

Dalin pamje të tjera, disa momente para vrasjes së Armando Meshau. JOQ ALBANIA ka siguruar një pamje ekskluzive nga sherri me një viktimë në Vlorë, ditën e djeshme. Siç shihet edhe nga fotoja, Rei Meta, djali i anëtares së KLP-së qëndron përballë me inxhinierin Armando Meshau (Meto). Bëhet me dije se ata janë takuar rastësisht në qendrën e internetit, ku inxhinieri, po printonte disa letra.

Pas një debati me fjalë dhe sharjesh, Rei Meta ka goditur me grushta inxhinierin dhe ky ka rënë në tokë. Mësohet se shkak për vdekjen, mund të jetë bërë përplasja e kokës. Sipas burimeve, i riu e ka goditur me dy grushte inxhinierin, i cili gjeti vdekjen në vendngjarje.