MENU
klinika

Murinjo shpreson që ta regjistrojë për… Milanin

Sot është dita e Lukakut

28.08.2023 - 11:05

Romelu Lukaku do të rikthehet në Itali dhe me shumë gjasa, sot do të jetë dita e tij. Sulmuesi belg ka arritur akordin tashmë me Romën dhe mes klubeve ka një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.

Sulmuesi belg stërvitet individualisht prej kohësh dhe për trajnerin Murinjo, e rëndësishme është që të ketë gjendje fizike të kënaqshme. Roma u mund nga Verona dhe nuk mund të hedhë një tjetër hap të gabuar në kampionat, teksa tashmë shpresohet që Lukaku të mbërrijë sa më shpejt për të qenë i gatshëm.

Verdhekuqtë do të luajnë të premten kundër Milanit në “San Siro” dhe Murinjo shpreson që të ketë Lukakun të gatshëm për këtë ndeshje, të paktën për të marrë disa minuta nga stoli. Nëse Lukaku firmos sot me Romën, ai do të ketë mundësi të zhvillojë 4 seanca stërvitore me skuadrën, por duke qenë se e njeh mirë filozofinë e Murinjos dhe futbollin italian, ambientimi në skuadrën e re nuk pritet të jetë i vështirë.