Partizani më në fund u bë me shtëpi të re dhe në sezonin e fundit, u zhvilluan disa ndeshje në kompleksin e të kuqve. Në këtë mënyrë, Partizani pritej që të mos kushtëzohej më në short duke qenë se nuk i duhet që të ndante stadiumin me Tiranën, por në fakt historia nuk ka ndryshuar.
Kështu, dy skuadrat kanë pasur numrin 1 dhe numrin 6 në short, që do të thotë se ndeshja e tyre direkte do të jetë në javën e gjashtë të kampionatit, ashtu si edhe në vitet e tjera në Superiore. Ndërkohë, Dinamo që është tjetër skuadër e kryeqytetit, madje pa stadium personal nuk bën pjesë në rastet e përjashtimit.
Në momentin e hedhjes së shortit, shefi i garave në FSHF, Marjus Sulejmani u shpreh se dy skuadrat mund të luajnë disa ndeshje në “Air Albania”, prandaj është bërë ky rast përjashtimor.
JAVA 6
PARTIZANI – TIRANA