MENU
klinika

VIDEO

Stuhia dëmton varkën mes liqenit, shpëtohen 5 persona në Ohër

20.08.2023 - 10:42

Forcat Detare të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuar pesë persona në një anije pasi rrezikoheshin nga stuhia e fuqishme.

Mësohet se 55-vjeçari me origjinë nga Ohri, humbi kontrollin e varkës së në të cilën kishte katër pasagjerë. Ngjarja ndodhi të shtunën, rreth orës 19:00 në Liqenin e Ohrit rreth 7 mijë metra larg bregut, ku një varkë me vela e cila mbante pesë persona u dëmtua nga një stuhi e fuqishme dhe e kishte të pamundur kthimin.

Sipas autoriteteve maqedonase, pesë anëtarët e bordit të anijes me vela u shpëtuan dhe u transportuan në Stacion Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, ku  ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Marrë nga © youtube.com/@mvrjavnost

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jemi kundër luftës, mbështesim Ukrainën"

Çifti rus që u largua nga Rusia për jetën në det