MENU
klinika

Plagoset një prej tyre

Sulmohen me armë 3 britanikë në Prishtinë

24.08.2023 - 20:21

Tre persona me shtetësi britanike kanë qenë objektiv i një sulmi me armë në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave nga policia e Kosovës, 3 britanikët janë qëlluar me armë nga një makinë në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, teksa një prej tyre ka mbetur i lënduar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar gëzhojat dhe armën nga kanë ardhur të shtënat, ndërkohë që autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, teksa policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe mund të ndihmojnë për zbardhjen e saj.