MENU
klinika

"Nga SPAK do kemi goditje të nivelit të lartë"

“Sulmon SHBA…”/ Ngjela: Niveli i Berishës, më i dobët se i Enver Hoxhës!

31.08.2023 - 17:11

Avokati Spartak Ngjela beson se Basha do të caktojë një kandidat për zgjedhjet në Kukës. Për Berishën thotë se rrezikoi marrëdhëniet me SHBA-në e cila mbron territoret shqiptare.

“Mua më kanë ardhur informacione që Basha do vendosë kandidat dhe unë kam dhënë mendimin tim. Nëse nuk kanë bërë marrëveshjen për një kandidat të përbashkët sigurisht që Basha do të vendosë kandidat.

Ndarja e Bashës me lëvizjen e Saliut është qëndrimi kundrejt Washgintonit. Berisha është nongrata në Amerikë dhe Basha i tha kalo nga grupi zgjidh problemin me nongrata dhe ne të vijojmë të marrim pushtetin. Berisha kaloi dhe shante ambasdoren amerikane. Nivel më i dobët se i Enver Hoxhës.

Mirë Enveri fliste se ishte absolut por ky jo. Si mund të flasësh kundër politikës amerikane? Ne jemi të rrezikuar nga kundërshtarët tanë. Janë dy pushtues territoresh shqiptare në këtë zonë që e kanë tmerr dhe dalja e Kosovës e pavarur i ka ngritur dhe më shumë tensionet edhe në Athinën edhe në Beograd. Duhet të operojnë me vëmendje të dy kryeministrat, edhe i Kosovës edhe i Shqipërisë. Na duhet një marëveshje e thellë juridike mes dy shteteve shqiptare. Ende nuk e kemi” tha Ngjela për Report Tv.

Ngjela komenton edhe punën e SPAK dhe mbrojtjen që i është vendosur Altin Dumanit e intepreton si indicia se SPAK do të godasë edhe më lart.

“I vunë mbrotje Altin Dumanit. Do të thotë që do të ketë goditje të sferave të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Do të kemi goditje të nivelit të lartë qoftë politik qoftë të krimit të organizuar”, deklaroi Ngjela.